Ndërsa vet pak ditë na ndajnë nga nisja e një prej spektakleve më të pëlqyer në Shqipëri, “Dancing with the stars Albania”, konkurentët tashmë kanë nisur punën me provat e kërcimit të tyre të parë në pistën e yjeve.
E mesa duket kjo përvojë për Maestron sa e bukur, është e lodhshme, njëlloj si dhe për konkurentët e tjerë. Në një video të postuar nga balerina e tij profesioniste, Mariana Shkreta, duket se Maestro është stërlodhur nga provat e shumta.
I shtrirë mes dy kolltukësh, me peshqir mbi fytyrë, teksa Mariana e pyet se si ndihet, Armaldo ka vetëm një kërkesë: “Më lini të vdes” – thotë ai me humor.
Epo, paç fat Maestro, po e vazhdove kështu, do të të duhet! 😉