Luiz Ejlli është aktualisht personazhi më i dashur i publikut. Së fundmi ai ka fluturuar drejt Milanos me partneren e tij, Kiara Tito, për të marrë pjesë në “Javën e Modës”, ku do të paraqiten koleksionet e reja Pranverë-Verë 2024 të brand-eve më të njohura ndërkombëtare.
Një postim i fundit në Instastory i Luiz Ejllit është bërë virale në rrjet. I ulur në një kolltuk të stërmadh që i përngjan një froni, Luizi shkruan “Opinionist i Grande Fratello”

Sigurisht kjo është vetëm një ndër postimet e shumta të Luizit, ndonjëherë me ironi e ndonjëherë me humor. Por, menjëherë pas postimit të fotos dhe shkrimit, rrjeti po aludon se në këtë formë Luizi po fillon të “hedhë dritë” lidhur me angazhimin e tij të ri, rolin e opinionistit në edicionin e ri të BBV.
Ky aludim në fakt nuk është edhe aq pa baza, pasi shumë nga ish-banorët e BBV3 pas përfundimit të spektaklit, vijojnë të mbeten në “Top-Chanel” si moderatorë apo juri të emisioneve më të ndjekur të këtij televizioni, kështu që nuk do ishte çudi nëse dhe për Luizin të ndodhte e njëjta gjë, duke marrë parasysh edhe vëmendjen që ka.
Nga ana tjetër, as vet Zhaklin Lekatari, opinionistja e edicionit të dytë të BBV, nuk e ka mohuar një mundësi që ajo dhe Luizi të jenë opinionistët e edicionit të ri të spektaklit.
Tashmë, na mbetet të presim për të zbuluar nëse ky aludim është i vërtetë.