Teksa “Dancing with the stars Albania” nis brenda pak ditësh, konkurentët pjesëmarrës po zbulohen pak nga pak. “XL Social Media” ka bërë me dije se spektakli do të nisë më datë 6 Tetor, ndërsa janë konfirmuar 11 konkurentë deri më tani, që janë: Saimir Korreshi, Enxhi Nasufi, Atalanta Kërcyku, Sara Karaj, Armaldo Kllogjeri, Arnita Beqiraj, Juliana Nura, Ina Kollçaku, Fifi, Eni Shehu, Sardi Strugaj, kërcimet e të cilëve do të gjykohen nga juria profesioniste e përbërë nga: Ilir Shaqiri, Olta Gixhari, Lori Bala, Valbona Selimllari dhe nën moderimin e Bora Zemanit.
Por, jo vetëm kaq!! Duket se produksioni këtë vit, ka vendosur të shtojë si pjesë të spektaklit edhe një ‘përmbledhje ditore’ që do të vijë në formën e forumit, për të zbuluar të pathënat nga spektakli. Kjo rubrikë do të moderohet pikërisht nga Kiara Tito.
Sa i përket Efi Dhedhes, ajo u përfol gjatë kohëve të fundit si një nga konkurentet e DWTSA, e megjithëse në një farë mënyre, Efi e mohoi, duket se detaje të vogla nuk tregojnë të njëjtën gjë.
Së pari, Efi ka postuar para disa ditësh një story me një veshje sportive dhe flokët e kapur, ndërsa sondi pas, duket shumë i ngjashëm me atë të dhomës së provave të DWTSA. Ju duket e dyshimtë?!
Por, nuk mbaron këtu! Një prej konkurentëve të konfirmuar sot në DWTSA, Sardi Strugaj, ka lancuar edhe këngën e tij të re, “Deti” në bashkëpunim me këngëtaren Marsela Çibukaj. Sigurisht, kënga e re e Sardit është promovuar nga ‘kolegët’ e tij të rinj, konkurentë të Dancing si dhe balerinë.
Gjejeni pak se kush e ka shpërndarë gjithashtu në Instastory këngën e re të Sardit, njëlloj si pjesa tjetër e pjesëmarrësve të spektaklit?! Pikërisht Efi!!
Epo, shumë rastësi janë së bashku, duke marrë parasysh që Efi gjithashtu ishte një ndër të parat që disi e konfirmoi në fillim pjesëmarrjen e saj në Dancing, e më pas e mohoi. Ndoshta dëshiron të ruajë elementin ‘mister’, ose ndoshta ka hequr dorë kur ka mësuar se një pjesë e mirë e personazheve të BB, që për ironi kanë qenë dhe kundërshtarë të saj, do të jenë pjesë e spektaklit, si konkurentë, juri e moderatorë…