Luiz Ejlli sapo është kthyer në Shqipëri nga udhëtimi i tij drejt Milanos me partneren e tij Kiara Titon, pasi ndoqën prezantimin e koleksioneve të reja të brandeve ndërkombëtare në “Milano Fashion Week”.
E me sa duket, bashkë me rikthimin e tij, Luiz Ejlli ka vendosur të sjellë edhe shumë “zhurmë mediate”. Prej ditësh tashmë Luizi ka vendosur të bëjë ndryshime në Instagramin e tij, duke hequr personazhe si Ronaldo Sharka, Krist Dragot, Mikela Pupa, Nita Latifi si dhe Arbana Osmanin dhe Eduart Grishaj.
Mirëpo, lëvizja e fundit e Luizit po ngre jo pak pikëpyetje në rrjet. Së fundmi, këngëtari ka vendosur të heqë nga Instagrami edhe plot 15 personazhe të tjerë, mes tyre miq, kolegë dhe partnerët e biznesit me të cilët ka pasur bashkëpunime pas daljes nga BBV për reklama.
Por, si të mos mjaftojë kjo, Luizi ka bërë lëvizjen më të çuditshme duke hequr nga Instagrami edhe Sokolin, kunatin e tij, i cili gjatë qëndrimit të Luizit në shtëpinë e BB, ka shkaktuar shumë zhurmë në rrjet me deklaratat e qëndrimet e tij të vazhdueshme kundrejt Luizit, lojës, produksionit e mbi të gjitha moderatores Kiara Tito, partneres së Luizit.
Personazhet e tjerë, përvec Sokolit që Luizi ka vendosur të mos i ndjekë më janë Klea Huta, Jori Delli, Sara Hoxha, Sidrit Bejleri, Çiljeta Xhilaga, Maya Aliçkaj, Xhensila Pere, Greta Koçi, Marsela Çibukaj, Orinda Huta, Turjan Hysko, Big Mama, Altin Mici e Shkënda Dubova.