Dy ditë më parë, Dea Mishel festoi ditëlindjen e saj të 28-të. Ndryshe nga çdo vit që jemi mësuar të shohim Dean duke organizuar festa të çmendura ditëlindjeje, ky vit e gjeti moderatoren duke punuar mbi programin “Influencer”, një nga rubrikat e “E diell”, krijuar dhe moderuar nga Dea Mishel dhe Argjira Spanca.
Ndërsa jemi mësuar tashmë që në rrjetet e saj sociale të postojë pjesëza të botës së saj plot humor e ngjyra, që për shumë njerëz mund të duken të çuditshme, duket se së fundmi një nga postimet e Deas në Instastory, është bërë burim lajmi për disa portale, tituj që nuk i kanë shpëtuar as Deas.
Bëhet fjalë për postimin e saj në Instastory një ditë pas ditëlindjes, ku Dea tregonte se ishte zgjuar duke qarë, pasi kishte parë në ëndër një peshk që fliste, të cilin Dea e kishte shpëtuar nga akuariumi me ujë të pistë ku e kishin mbyllur – episod ky, që nëpër tituj shkruhej “Dje festoi ditëlindjen, sot i ndodh e papritura! Dea Mishel ia plas të qarës”
Titulli është parë nga Dea, e cila ka ironizuar në Instastory, ku shkruan: “Vazhdojmë me lajmet. E papritura: Pashë një peshk në ëndërr.”
Më pas, ajo ka vazhduar me një tjetër postim ku shkruan: “Unë dhe gazetarët pasi kemi prodhuar lajmet më m*t të momentit.”
Epo në fund të ditës, e rëndësishme është që Dea shpëtoi peshkun madje e bëri edhe të famshëm në media!! :p