Ndërsa pak ditë na ndajnë nga fillimi i “Dancing with the stars Albania”, pak nga pak po zbulohen edhe yjet pjesëmarrës të sfidës së kërcimit.
Konkurenti i radhës është një nga aktorët e filmit “Në kuadër të dashurisë”, premiera e të cilit do të mbahet në Tetor. Bëhet fjalë për aktorin Roerd Toçe, i cili në film do të jetë partneri i Sara Hoxhës, motrës së Olta Gixharit.
Pjesëmarrja e Roerdit në spektaklin e kërcimit, sapo u konfirmua, i cili do të jetë i shoqëruar nga baleria profesioniste Ensa Llaci.
Deri tani, janë zbuluar pjesa më e madhe e konkurentëve , të cilët do të na shoqërojnë javë pas jave në një spektakël që premton shumë. Nën moderimin e Bora Zemanit, Kiara Titos në përmbledhjen ditore, gjykimin e jurisë profesioniste të përbërë nga: Ilir Shaqiri, Olta Gixhari, Lori Bala, Valbona Selimllari, personazhet që do të marrin pjesë janë: Saimir Korreshi, Enxhi Nasufi, Atalanta Kërcyku, Sara Karaj, Armaldo Kllogjeri, Fifi, Ina Kollçaku, Juliana Nura, Arnita Beqiraj, Eni Shehu, Sardi Strugaj, Roerd Toçe.