Einxhel dhe Dagz mbeten ende një nga çiftet më të pëlqyer të showbizit. Ata u njohën dhe u lidhën gjatë rrugëtimit të tyre në “BBV1”, pas përfundimit të së cilit çifti menjëherë nisën bashkëjetesën, duke sjellë në jetë edhe djalin e tyre Trevin, i cili feston ditëlindjen e tij të parë në dhjetor.
E me sa duket, mami Einxhel dhe babi Dagz kanë vendosur që për 1-vjetor t’i bëjnë Trevit dhuratën më të bukur në botë – një vëlla ose një motër.
Themi kështu, pasi pas shumë zërash që qarkullonin, më në fund u zbuluar se Einxhel është në një pritje të ëmbël.
Këto aludime u konfirmuan nga burime ekskluzive për “Artistët Shqiptarë”. Aktualisht çifti është shpërngulur në Prishtinë, ku janë në kërkim të blerjes së një shtëpie, pasi ata kanë vendosur të jetojnë në Kosovë.
Ndërsa ne, me zor presim që lajmi të konfirmohet edhe nga vet çifti, me mënyrat e tyre të veçanta, si ndodhi me Trevin një vit e disa muaj më parë!