Mendohuni pak. Po ju japim një ndihmë: Fokusohuni te sytë! E gjetët?! Nëse ende jo, po ju lodhim dhe pak.
Gjithmonë e apasionuar pas kamerave, televizionit, pikturës e gjithçka ka të bëjë me artin. Si fillim është shfaqur si vlogere make-up në YouTube. Pasi arriti të ketë mjaft pëlqyeshmëri, u bë pjesë e Anabel, si pjesë e “Hostel by Anabel”. Më pas, shkëlqeu në rolin e Lunës në filmin “Love Likes Tirana” (#LLT), krah Megi Pojanit, Alban Ramosaj dhe Eni Shehut.
Pas shkëputjes nga Anabel, vazhdoi karrierën si influencer në rrjetet e saj sociale, ndërsa u bë pjesë e rubrikave të “E diell”, për të kaluar më pas në BBV2, ku pas gjithë trazirave që shkaktoi, arriti të prekë finalen e madhe ku përfundoi rrugëtimin duke u renditur e katërta në garë.
Mjaft e pëlqyer, e komentuar, por edhe e “urryer” aq sa e paragjykuar se “është bjonde dhe e bukur”, besojmë se tashmë e dini që bëhet fjalë për Dea Mishel.
Së fundmi, Dea Mishel është duke punuar me Argjira Spancën, si moderatore dhe autore e programit “Influencer” në “Top-Channel”.