Chiara Biasi është një emër shumë i njohur në botën e modës, e cila përpos stilit të veçantë për të cilin gjithmonë është shquar, ajo njihet gjithashtu edhe për miqësinë e ngushtë me Chiara Ferragnin dhe Gilda Ambrosion, kjo e fundit themeluese e brendit ndërkombëtar “The Attico”.
Chiara mbrëmjen e djeshme ka qenë e ftuar në një event publik në Itali, atje ku edhe zhvillon jetesën dhe aktivitetin e saj, por gjejeni se çfarë ka veshur?
Të njëjtën veshje që ylli shqiptar, Luana Vjollca zgjodhi në prezantimin e puntatës së parë të “Love Island Albania”, rreth dy javë më herët.
Plot stil dhe elegancë, ajo dukej rrëzëllitëse në veshjen e kombinuar.
Nga ana tjetër, Luana shkëlqeu me këtë veshje natën e parë të emisionit të ri, ndaj edhe e themi me plot goje se asaj i shkonte më tepër për shkak të linjave të bukura trupore.
Ne gjithashtu themi “Bravo” për Luanën, pasi ndonëse Chiara është mike e ngushtë me pronaren e firmës së njohur, sërish ylli shqiptar arriti ta veshë e para.