Kush do jenë opinionistët e sezonit të ri të BBV 3? Kjo pyetje ende po diskutohet shumë, e emrat që janë përfolur kanë qenë të shumtë.
Në rrjet prej kohësh është përfolur se Luiz Ejlli do të jetë opinionist në Big Brother VIP 3 krahas Zhaklin Lekatarit. Madje vet Luizi indirekt e ka konfirmuar rolin e tij me anë të një Instastory. Nga ana tjetër, edhe Zhaklin Lekatari nuk e ka mohuar një mundësi të tillë, duke ngritur dyshime se tashmë vendimi për dyshen opinioniste është marrë.
Zërat u shtuan pasi vetë Arbër Hajdari konfirmoi se vitin e ardhshëm nuk do të ulej në poltronën e opinionistit.
Megjithatë, një vendim i tillë duket i vështirë. Në rrjet përflitet se Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj janë shprehur kundër pjesëmarrjes së Luizit në këtë format.
Dhe ka qenë pikërisht ky fakt “molla e sherrit” mes fituesit të Big Brother dhe çiftit të famshëm. Pak ditë më parë, Luizi i largoi nga Instagrami, bashkë me disa ish-banorë të tjerë, ku u duk si një mbyllje përfundimtare e marrëdhënieve mes tyre. Nga ana tjetër, Luizi vijon ende të ndjekë motrat Lori dhe Sara Hoxha.
Duke marrë parasysh se Arbana dhe Eduarti kanë pasur një marrëdhënie mjaft të mirë me njëri-tjetrin (të paktën me sa dukej në kamera), cilat mund të kenë qenë arsyet që çifti nuk e do Luizin si opinionist?