Moderatorja Liesa Haxhiasllani ka zhvilluar një bisedë me ndjekësit e saj në Instagram, ndërsa njëri prej tyre i sugjeron të bëhet pjesë e Big Brother VIP 3.
“Të futesh në BBV3 sepse je pozitive dhe mendoj që do marrësh feedback të madh dhe të mirë“, i sugjeron ndjekësi Liesës.
Por, ajo nuk është kaq entuziaste sa ai, pasi shprehet, se nuk e di nëse do ta përballonte emocionalisht.
“Faleminderit shumë për vlerësimin. Mendoj se është një eksperiencë shumë e vështirë televizive, me shumë presion, që në fakt vjen njëherë në jetë. Personalisht nuk e di nëse do e përballoja emocionalisht. Ama e sigurt që do humbja nëpër shtëpi duke bërë punët “, shkruan Liesa, shoqja e moderatores Kiara Tito.
Kujtojmë se Liesa ka qenë një nga mbështetëset më të mëdha të Kiara Titos gjatë BBV2, dhe bëri mjaft zhurmë në rrjet me deklaratat e para kundrejt Luizit dhe mospëlqimin ndaj tij në raport me Kiarën, ndërsa tani Liesa dhe Luizi gëzojnë një raport mjaft të afërt, teksa Luizi në postimet e tij në Instastory e quan Liesën si “Kunata”.