E ftuar në emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli”, ishte Zhaklin Lekatari.
Ajo foli për seksin pas moshës 60 vjeç, një temë që konsiderohet ende tabu në vendin tonë.
”Në fakt mendohet se marrëdhënie seksuale bëjnë vetëm të rinjtë, por kjo është gabim…në moshën mbi 60 vjeç, mbase bëhet më shumë.
Kultura të ndryshme kanë përjetime dhe diskutime të ndryshme për seksin, psh. në vendin tonë një femër mbi 40 vjeç siç jam unë, duhet të ishte me kohë e “dalë nga tregu” për pjesën e intimitetit, por në fakt nuk është kështu pasi seksualiteti dhe dëshirat seksuale nuk lidhen me moshën” vazhdoi më pas ajo
.”Seksi duhet të konsiderohet si ushqimi i përditshëm, pra nevojë fiziologjike pa të cilën nuk bëjmë dot dhe sigurisht që kjo nuk ka moshë, pasi ne nuk ushqehemi më pak se u plakëm”, tha Zhaklina.