Kiara Tito është një ndër emrat më të lakuar të momentit. Moderatorja përveçse gjithë zhurmës prej disa muajsh tashmë që u shkaktua gjatë dhe pas BB, lidhjen e saj me Luiz Ejllin, si dhe shtatzaninë që mbetet kryefjala e momentit sa i përket lajmeve lidhur me çiftin, ndiqet gjithashtu edhe për atë që bën në rrjetet e saj sociale – blogerimi.
Gjithnjë moderatorja e ka shprehur dashurinë e saj të madhe për veshjet dhe modën, dhe sikurse e kemi parë në rrjetet e saj sociale, ajo ndjek çdo trend të fundit të modës.
Mirëpo, ndër gjithë elementët që lidhen me modën, Kiara ka vetëm një fiksim mbi gjithë të tjerët, dhe ato janë këpucët. Këtë, e ka treguar vet moderatorja përmes një Instastory, teksa kishte bërë blerjen e radhës për këpucë, ajo shkruan: ” A keni dhe ju një fiksim për këpucët, si unë?”
Në fakt, Kiara ka të drejtë, pasi këpucët shpesh herë konsiderohen si elementi më i rëndësishëm i veshjes dhe si ka thënë edhe një prej ikonave të bukurisë dhe feminilitetit, Marily Monroe, “Jepi një vajze këpucët e duhura dhe ajo do të pushtojë botën”! Epo, urojmë që Kiara t’i ketë gjetur këpucët e duhura. 😉