Ndërsa pritet që DWTSA të nisë brenda pak ditësh, vazhdon zbulimi i konkurentëve një e nga një. I radhës është nga personazhet e BBV, ndër më të preferuarit e këtij edicioni.
Bëhet fjalë pikërisht për aktorin shumë të dashur nga publiku, Elvis Pupa. Pjesëmarrja e tij në spektaltin e kërcimit është pritur mjaft mirë nga publiku, të cilët shprehen se që tani e kanë përzgjedhur të preferuarin e tyre.
Me pjesëmarrjen e Visit në “Dancing”, bëhen plot 13 emra që do t’i bashkohen sfidës së kërcimit, që janë: Saimir Korreshi, Enxhi Nasufi, Atalanta Kërcyku, Sara Karaj, Armaldo Kllogjeri, Juliana Nura, Arnita Beqiraj, Ina Kollçaku, Fifi, Sardi Strugaj, Eni Shehu, Roerd Toçe, të cilët do të gjykohen nga juria profesioniste e përbërë nga: Ilir Shaqiri, Olta Gixhari, Lori Bala dhe Valbona Selimllari. Spektakli do të moderohet nga Bora Zemani, teksa pritet që në Gold Room të jetë sërish Eno Popi, gjithashtu edhe Kiara Tito në përmbledhjen ditore që do të transmetohet çdo pasdite, direkt nga provat e konkurentëve ku do të trajtohen edhe situatat “pikante” të spektaklit.