Meridian Ramçaj për disa muaj me radhë qëndroi në vëmendjen e mediave dhe rrjetit, për historinë e miqësisë me Luizin, ku ky i fundit deklaroi se nuk e ka mik, ndërsa Meridiani betohej në shoqërinë e tyre dhe e mbështeti gjatë rrugëtimit të Luizit në BBV. Historia e tyre u mbyll me një debat virtual, ku Meridiani e quajti të pabesë dhe gënjeshtar.
Edhe pse kanë kaluar disa muaj, Meridianit me sa duket si ka dalë ende e “keqja”. Së fundmi, ai ka hedhur “kunja” për Kiara Titon dhe pjesëmarrjen e saj në javën e modës. Duke qenë se moderatorja nuk postoi foto nga sfilata e koleksionit të ri të “Collini Milano”, por vetëm nga festa pas sfilate, Meridiani ka reguar në rrjetet e tij sociale, duke shkruar:
“Këtu te ne shkojnë në after-partyn dhe thonë ishim te java e modës në Milano të ftuar”
Ende nuk ka një reagim nga çifti sa i takon postimit të Meridianit.