Ditën e djeshme, faqja zyrtare e “Top-Channel” dhe “Top-Channel Films”, publikoi datën e premierës së filmit “Në kuadër të dashurisë”.
Premiera do të mbahet më datë 10, dhe nga ajo datë e në vazhdim, filmin do të mund t’a shihni në kinema.
Ndërsa mbetemi në pritje të premierës, sot në mbrëmje në orën 20:00, do të publikohet edhe traileri i filmit. Kjo është lajmëruar nga “Nilor Film” që merret me xhirimet dhe njoftimin kanë vendosur t’a bëjnë me një skenë puthjeje mes çiftit Luiz-Olta.