Një debat i ashpër ka ndodhur gjatë javës me dy nga ishullorët.
Bëhet fjalë për Sofielën dhe Xhoanën. Në ‘Prime’-in që po transmetohet ‘LIVE’ në Tv Klan nën drejtimin e Luana Vjollcës, është dhënë një pjesë nga ngjarja.
Vajzat shihen shumë të irrituara në insertin që është transmetuar dhe fjalori i përdorur është ‘banal’.
Xhoana ndër të tjera ka kërkuar edhe të largohet nga vila e dashurisë, duke përplasur në tokë mikrofonin.
Ajo ka shkuar në dhomën e gjumit dhe ka bërë gati valixhen, por gjërat duket se janë qettësuar sërish.
Ndërkohë që Ilda në dhomën e ditarit është shprehur:’Sofiela është bërë e padurueshme këtu.’
Pjesë nga debati live:
Sofiela: Nuk janë nxjerr të gjitha.
Xhoana:Unë se mbaj mend.
Dalina: Po ju trajtoj si adultë, nuk po bëj moral këtu. Se çfarë e pason fjalën nuk ka rëndësi, Sofiela ti e nise këtë gjë.
Sofiela: Unë kam kërkuar falje.
Dalina: E shara pason të sharën. Ti e ke nisur këtë gjë. Nuk po merrem me fjalët, por me tensionin që ka aty.