Është konfirmuar konkurrenti i radhës në ‘Dancing With The Stars Albania’. Bëhet fjalë për aktorin e njohur të humorit Irgen Cela, të cilin duket se do e shohim në një tjetër fushë, atë të kërcimit.
Partnerja e tij e kërcimit në këtë konkurim do të jetë Joana. Lajmin e ka bërë të ditur faqja zyrtare e ‘DWTS’.
Me prezantimin e Irgen Çelës si konkurent, përmbyllet edhe kasti i plot 15 yjeve që do të ngjiten në skenën më të madhe të kërcimit në vend.