Një nga vajzat më të përfolura të ekranit për shkak të natyrës ekspresive, humorit dhe ngacmimeve dhe një nga personazhet më të komentuar të Big Brother Vip.
Edhe pse prej ditësh, “XL Social Media” ka bërë me dije që Olta Gixhari do të jetë anëtare e jurisë së DWTSA, tashmë u konfirmua edhe nga vet faqja zyrtare e spektaklit.
E sigurisht, njëlloj si natyra e saj, edhe klipi prezantues s’kishte si të ishte ndryshe veçse me ngacmim – klip drejtuar atyre që nuk e kanë shumë qejf, ndërsa aktorja shprehet se duam s’duam do e kemi sërish në ekran, këtë herë në pozicion gjykues.
Nuk na mbetet gjë tjetër veçse t’i urojmë shumë sukses anëtares më të re të jurisë! 🙂