Një video e Arjola Demirit në Instagram ka shkaktuar polemika të mëdha tek ndjekësit e saj.
Aktorja shfaqet në kishë, e veshur me një fustan të zi teksa kërcen me levizje provokuese këngën “Nasty” të Dafina Zeqirit.
Ky veprim i saj nuk iu ka pëlqyer fare fansave të cilët e kanë shprehur pakënaqësinë e tyre me komente.
“Kisha është shtëpia e Zotit. Ka norma dhe etikë në sjellje dhe veshje. Çfarë ka dashur të shprehi me këtë skenë”, shkruan një prej dhjetra kritikuesëve të aktores në këtë video.
Shumë të tjerë u shprehën se e gjithë loja e saj dhe viktimizimi në “Big Brother 1” , ka qenë i shtirur dhe se tani e ka nxjerrë fytyrën e vërtetë.
Nga ana tjetër , aktorja nuk ka ngurruar t’ua “mbyllë gojën” një për një komentuesve duke shkruajtur :
“per te gjithe moralistat që mban kjo toke e sidomos kta qe shohin veprimet e mija me lupe e i zmadhojne e i bejne Allahi na rujte, veprimet e veta nuk i shohin se nuk ju del koha. Pikerisht ne kete kishe u mbajt aktiviteti i pervitshem #albanianroots ku festuan kenduan e kercyen rreth 300 te ftuar te gjithe shqiptar. Tani une pse mos kerceja apo vetem une jo se une zben po ikni ore shifni punet e juaja se na keni knaq fare me kto morale qe sdi ku i bleni sa ju kushton kg se i shisni shtrenjte a kshu i bleni shume lire.”