Pas dasmës në Toskanë, Arbana dhe Eduarti kanë shtyrë qëndrimin e tyre dhe për disa ditë tjera për t’u ngjitur drejt maleve Dolomite, të njohura edhe si Alpet Dolomite, të cilat janë një varg malesh në Italinë verilindore. Ato formojnë pjesë të Alpeve Jugore Gëlqerore dhe shtrihen nga lumi Adige në perëndim deri në Luginën e Piave në lindje.
Arbana ka ndarë disa foto nga pamja magjepsëse , të cilat mund t’i shihni këtu.
Por, diçka tjetër e “shqetëson” moderatoren dhe ajo është veshja e saj.
Me sa duket, çifti nuk e kishte planifikuar këtë udhëtim dhe kishte menduar të kthehej në Tiranë, por kanë ndryshuar mendje rrugës për në aeroport dhe direkt pas kësaj, Arbana ka bërë një ndalesë vetëm për të blerë këpucët e përshtatshme dhe është nisur direkt drejt destinacionit të ri.
“Mos ma gjykoni veshjen se s’kishte njeri ne plan me ardh ne Dolomite, ishim nis per Tirane kur dikush tha rruges per ne aeroport ‘pse s’ia fusim nja tre dite lart ne mal’ . Dhe ja ku jemi, bleme kepucet e duhura morem malet. Ne valixhet kam vetem fustane me lule.” – është shprehur moderatorja.
Epo ndonjëherë, pushimet e paplanifikuara janë më të bukurat! 🙂