Dietologia Diola Dosti para pak ditësh ka folur për problemet që sjell përdorimi i tamponëve, duke sjellë në vëmendje rastin e modeles që nga përdorimi i tyre humbi këmbët e saj.
Mirëpo, në postimin e saj Diola u detyrua të mbyllë komentet, pasi rrjeti e “kryqëzoi” për këtë postim. E ftuar sot në “Wake Up”, Diola ka treguar se në fakt nuk ka qenë thjesht rrjeti që kanë komentuar negativisht, por mjekët dhe farmacistët.
“Më shumë se sa komentet çfarë ishte ky bakter apo çfarë e shkakton, ishin komente të tipit kush je ti që e shpërndan. Faktkeqësisht kam parë mjekë dhe farmacistë që bënin komente të tilla, që për hir të së vërtetës, ishin aq të shëmtuara sa jam detyruar t’i bllokoj. Më vjen keq që disa nga mjekët, ndoshta për tabú, ose për hir të delirit të madhështisë, flasin kështu ndërkohë që mund të merren me problemin real.”
Ndërkohë mjekja e ftuar në studio, tregon se farmacistët janë të kuptueshëm që reagojnë kështu, pasi iu preken interesat se duan t’i shesin, ndërsa mjekët janë të painformuar dhe duhet të kërkojnë më shumë në Google.