Çifti Ejlli duket se po jetojnë ditët e tyre më të lumtura, përkrah njëri-tjetrit më të dashuruar se kurrë dhe në pozita mjaft të mira sa iu përket karrierave të tyre.
Ndërsa Luizi aktualisht është i ngarkuar me premierën e filmit “Në kuadër të dashurisë”, si dhe projekte të tjera me të cilat po punon, Kiara vijon me bashkëpunimet me bizneset në rrjetet e saj sociale, ndërsa pret të startojë DWTSA, ku do të jetë moderatorja e përmbledhjes ditore në sallat e provave të spektaklit.
Ndërkohë Kiara ka pak më tepër kohë të lirë, që ka vendosur t’a shpenzojë duke gatuar, duke ndarë me ndjekësit gatimin e saj të radhës – gjellë me perime dhe mish.
“I kam qarë me lot” – shkruan Kiara me një video të gatimit të saj, ndërsa pret Luizin të kthehet në shtëpi.
Dhe sigurisht nuk kishte se si të mungonte reagimi i Luizit, kur pa storyn e Kiarës.
“Aq të mira kanë dalë sa që më vjen keq t’i ha dhe po qaj me lot.” – shkruan Luizi me ironi, teksa nuk i mungoi as përgjigjja e Kiarës.
Sigurisht që këto janë shaka mes çiftit dhe që ndodhin shpesh në shumë çifte, që ata i ndajnë me ndjekësit e tyre për humor. Përtej batutave të Luizit për gatimet e Kiarës në rrjete sociale, ne jemi gati të vendosim bast që Luizi sapo ka arritur në shtëpi, ka shkuar më parë te tenxherja se te Kiara! :p