Burime për “XL Social Media”, kanë bërë me dije se spektakli më i madh i kërcimit në Shqipëri, DWTSA, nis më 6 Tetor, nën moderimin e Bora Zemanit në spektaklin “live” dhe Kiara Titos në përmbledhjen ditore çdo pasdite.
Ndërsa 15 çiftet në garë kanë nisur provat për të shkëlqyer në mbrëmjen e parë të spektaklit, që pritet të sjellë shumë emocion, ata e kanë marrë më seriozisht se kurrë këtë garë.
Provat e tyre mbarojnë në orët e para të mëngjesit, dhe konkurenca mes njëri-tjetrit ndihet ende pa filluar gara. Po ju sjellim disa nga momentet e yjeve të “Dancing”. Mund t’a gjykoni nga fotot si është situata brenda “Dancing with the stars Albania”! 😉