Dyshja Luiz-Armaldo duket se nuk do të mbarojnë ndonjëherë “luftën e ftohtë” mes tyre, të paktën nga ana e Maestros jo, pasi reagimet e fundit sa i përket Luizit kanë ardhur nga ai.
Së fundmi, Armaldo ka hedhur dyshime lidhur me cover-in e fundit që Luiz Ejlli publikoi, teksa këndonte “Can’t help falling in love” nga legjendari Elvis Presley.
Mirëpo, me sa duket kemi një “përplasje” të vogël, pasi kjo është pikërisht kënga me të cilën Armaldo do të ketë performancën e tij të parë në “Dancing with the stars Albania”.
Armaldo pretendon (indirekt) se Luizi vendosi të bëjë këtë cover, pasi mori vesh këngën me të cilën do të performojë ai.
“Thonë që rastësia është mbreti botës…por nuk e di a është kjo vërtet një rastësi” – shkruan Armaldo në një postim në Instastory. Më pas, ai vazhdon me një tjetër postim ku shkruan “Kam kohë që po bëj prova dhe po jap maksimumin tim që të kem një paraqitje të denjë para jush. Kënga e zgjedhur është shumë e veçantë, aq e veçantë sa po e zgjedhin edhe të tjerë.”
Më pas, ai ka vijuar me një video nga provat, teksa kërcen me këngën e Elvisit Presley në sfond, ku ka vendosur edhe datë kur është bërë video, 18shtator, ndërsa coveri i Luizit është bërë vetëm dy ditë më parë.
Ju si mendoni, është rastësi apo e qëllimshme nga ana e Luizit?