“Në kuadër të dashurisë” është filmi që po bën jehonë në rrjet aktualisht,i cili pritet të vijë në kinema në vjeshtë.
Protagonistët e filmit janë dyshja e famshme e Big Brother Vip Albania , Luiz Ejlli dhe Olta Gixhari.
Ata do të jenë një çift të martuarish në film, në prag divorci. Por, gjithçka ndryshon kur prindërit e vajzës (Oltës), i telefonojnë për një festë ditëlindjeje surprizë, ku çifti duhet të marrë pjesë me patjetër.
Kështu Olta dhe Luizi nisen drejt Korçës, ku do të bëhen bashkë të dyja familjet. Pikërisht kjo vizitë, do të ndryshojë rrjedhën e historisë, pasi do të mësojnë të vërteta të hidhura për veten dhe familjen e tyre duke bërë të rimendojnë gjithçka nga e para.
Nisur nga kjo histori, Top Channel Films ka nisur “photo-shooting” të kastit të filmit. Ndoshta nga fotot e personazheve, do të kuptoni pak më shumë mbi rolin e aktorëve në film.
Gjithashtu, në film do të marrë pjesë aktori i njohur Ndriçim Xhepa si dhe blogerja Sara Hoxha, roli i të cilëve nuk është zbuluar ende.
Aktorë të tjerë që do të marrin pjesë, janë edhe Zamira Kita, Olta Daku, Bes Bitraku e shumë të tjerë.