“XL Social Media” ju njoftoi se spektakli më i madh i kërcimit në vend, “Dancing with the stars Albania”, do të nisë më datë 6 Tetor.
Ndërsa mbetemi në pritje të fillimit të spektaklit, sot është konfirmuar zyrtarisht edhe juria profesioniste që do të gjykojë performancat e yjeve dhe balerinëve të tyre profesionistë.
Juria profesioniste për këtë vit do të jetë Ilir Shaqiri (kryetar jurie), Olta Gixhari, Lori Bala, Valbona Selimllari.
Ndërsa 15 konkurentët garues janë: Saimir Korreshi, Enxhi Nasufi, Sara Karaj, Atalanta Kërcyku, Armaldo Kllogjeri, Arnita Beqiraj, Juliana Nura, Ina Kollçaku, Fifi, Eni Shehu, Roerd Toçe, Sardi Strugaj, Elvis Pupa, Ronaldo Sharka, Irgen Çela.
Nën moderimin e Bora Zemanit dhe Kiara Titos në përmbledhjen ditore dhe Eno Popit në ‘Gold Room’, ky spektakël pritet të sjellë emocione dhe sfidë.