Ndërsa presim që spektakli më i madh i kërcimit në vend me ‘yjet’ të nisë brenda pak ditësh, konkurentët janë më se gati për të sjellë një mbrëmje plot emocion, me prova deri në orët e para të mëngjesit.
Si kudo, edhe sallat e provave e kanë një rregullore për çiftet, lidhur me oraret dhe mirëmbajtjen e ambienteve. Por, kësaj rregulloreje i është shtuar edhe një rregull i ri – qeshni sa më shumë!! 🙂
Si njerëz të disiplinuar që janë, “yjet e Dancing” e kanë marrë shumë seriozisht këtë rregull të ri. Rezultati?! Momente të ‘çmendura’ e gazmore me njëri-tjetrin!