Edhe spektakli i humorit Portokalli, “hap dyert” këtë të dielë, më datë 1 tetor, ndërsa ka nxjerrë edhe spotin.
Ajo që vumë re është se aktorja, Arjola Demiri nuk do të jetë këtë sezon pjesë e tij. Arjola ka zgjedhur të mos të jetë më pjesë e këtij show humoristik, ku ka qenë prej vitesh pjesë e kastit.
Nuk dihet ende arsyeja e këtij largimi, por disa burime bëjne me dije se pagesa jo shumë e lartë mund të jetë një arsye që Arjola ka vendosur të largohet.
Gjatë edicionit të parë të BBV, ku Arjola ishte pjesë, ajo tregoi se do të donte rolin e moderatores së spektaklit, rol të cilin e kishte Fjoralba Ponari dhe Xhemi Shehu.
Nga ana tjetër nuk dihet ende se çfarë u bë me apartamentin që Big Brother i premtoi asaj dhe familjes së saj. Aktorja deri tani nuk ka postuar foto apo video në rrjetet sociale… Megjithatë ne i urojmë Arjolës shumë suksese në karrierën e saj në vijim…