Ndërsa fituesin e edicionit të dytë të BBV, Luiz Ejllin, e kemi parë thuajse çdo moment të lojës ‘në aksion’ dhe me fare pak momente qetësie e shlodhjeje, duket se as pas datës 7 Maj (dita pas mbarimit të BBV), për Luizin nuk ka pasur momente relaksi.
Lidhur me këtë, Luizi është ndalur në një koment ku ka treguar praktikisht se si i duhet t’i bëjë të gjitha njëherësh – këngë, koncerte, filmin, reklama, të kalojë kohë me familjen, me bashkëshorten e tij Kiara Titon, të ketë gjithmonë komentet epike për të cilat njerëzit e duan, të takojë e të komunikojë me fansat – të gjitha krejt i vetëm.
Sigurisht, benefitet që të jep fama dhe suksesi janë shumë të mëdha, por nuk duhet harruar që gjithmonë ekziston edhe ana tjetër e medaljes, aq më tepër kur duhet që brenda një dite të kryesh kaq shumë aktivitete, të cilën Luizi e ka përshkruar mjaft mirë në këtë koment, duke vërtetuar kështu edhe një herë tjetër që gjithçka e ka një kosto, edhe kur bëhet fjalë për njeriun më të dashur e më të komentuar të vitit!