Megi Pojani është një personazh që gjithmonë di si të tërheqë vëmendje dhe t’i bëjë sytë e publikut të kthehen nga ajo, me natyrën e saj ekspresive dhe shumë ngacmuese.
Së fundmi, Megi ka nisur rrugëtimin e saj në “Për’puthen”, ku ka zëvendësuar Bora Zemanin në rolin e moderatores dhe duket se i ka dhënë një ‘frymë’ totalisht të re këtij emisioni.
Si të mos mjaftojë kjo, Megi është mjaft aktive edhe në Instagramin e saj. Ndryshe nga fotot provokuese që shpesh poston, këtë herë moderatorja ka vendosur të vijë pak më klas dhe rrjeti e adhuroi këtë pamje të saj.
E veshur me një xhaketë dhe pantallona bojëqiell nga “The Attico” dhe një çantë në ngjyrë kremi nga “Bottega Veneta”, vlera në total e veshjes së Megit është plot 4360€.