Një dasëm që kthehet në tragjedi! Kjo është ajo që ka ndodhur së fundmi në Irak, më saktësisht në Hamdaniya, në provincën Nineveh, aty ku më shumë se 100 njerëz kanë humbur jetën dhe 150 janë plagosur pasi një zjarr shpërtheu, teksa autoritetet e mbrojtjes civile bëjnë me dije se dyshohet që gjithcka është shkaktuar nga fishekzjarret e përdorur për të festuar.
Kanali televiziv kurd “Rudaw” transmetoi pamjet (pamje që nuk mund të publikohen online) që tregonin fishekzjarrët që shpërthenin nga dyshemeja e sallës së dasmës, ndërsa kur prekën tavanin, shkaktuan flakë në të gjithë sallën, ndërsa nusja dhe dhëndri ndodhesin duke kërcyer.
Për momentin, nuk është e qartë nëse ata janë në mesin e të lënduarve dhe në fakt ende nuk është bërë identifikimi i plotë i atyre që kanë humbur jetën dhe që mund të kenë shpëtuar.
Nga ana tjetër, autoritetet raportuan se panelet e parafabrikuara brenda sallës së dasmës ishin një “ndihmë” për flakët, pasi ishin “shumë të ndezshme dhe shkelnin standardet e sigurisë”. Shumica e të plagosurëve kanë pësuar djegie në 50% deri në 60% të trupit.