Zhaklin Lekatari është një emër mjaft i lakuar në botën e showbiz dhe medias, prej zhurmës që shkaktoi si opinioniste e edicionit të dytë të BBV, por edhe prej tematikave që ajo trajton në rrjetet e saj sociale dhe website-n e saj lidhur me edukimin seksual.
Në disa postime të fundit në Instagramin e saj, Zhaklina ka postuar disa video të shkëptura të një interviste, ku flet për dhunën dhe gjuhën e urrejtjes. Dhe pikërisht në këto video kanë komentuar disa ndjekës të saj duke e ofenduar ish-opinionisten.
“Zhaku e Olta janë njëlloj të bezdisshme kur dalin në TV, prishet çdo gjë” – shkruan një ndjekëse, ndërsa një tjetër komenton: “Aman moj ti. Ti flet sikur ne të tjerat jemi budallaqe, vetëm ti di, ti e kupton dhunën? Kështu si flet ti, i bie të rrimë të gjitha beqare, se për çdo gjë burri është dhunues.”
Duke qenë se në fotot e tyre të profilit që komentuar, të dyja ndjekësit kishin foto fëmijësh, Zhaklina iu ka kthyer përgjigje njëherësh përmes një postimi në Instastory, ku shkruan “Kur bëni se*s pa prezervativ dhe shumoheni, nuk dmth që jeni pjekur, maturuar, rritur, kthyer në adultë a qytetarë. Thjesht keni bërë se*s pa mbrojtje”