Ajo është Hélène Gateau, është 42 vjeç, jeton në Francë.
Ajo është veterinere, dhe ka vendosur të mos ketë fëmijë, më mirë do të kishte një qen.
Ajo nuk e sheh atë si një kthim prapa, është një zgjedhje jete që i lejon asaj të ruajë individualitetin dhe lirinë e saj, pa hequr dorë nga gëzimet e mëmësisë.
Sipas Helenit, në fakt, lidhja që ka me qenin e saj është shumë e ngjashme me atë të krijuar mes një nëne dhe një djali.
Me më pak kufizime dhe sigurisht më pak rreziqe, Helen është e vetëdijshme se një kafshë nuk mund të zëvendësojë fizikisht një fëmijë, por dashuria është gjithmonë dashuri.
Nga pikëpamja hormonale, biokimike dhe neuronale, në fakt ajo po përjeton diçka shumë të ngjashme me mëmësinë.
Ajo kujdeset për kolonelin, shqetësohet për shëndetin dhe rritjen e tij, ai i jep asaj dashuri të sinqertë dhe të pakushtëzuar.
Në këtë mënyrë Helen ndihet si një nënë dhe një grua e plotësuar.
“U divorcova pas 10 vitesh martesë,ndodhesha në momente kritike ndaj vendosa të birësoj një qen.Mes meje dhe Kolonelit u krijua një raport shumë i ngushtë,si një mama me fëmijën e saj.
Qeni është fëmija im me më pak kufizime dhe më pak rreziqe.”