Edhe pse kanë kaluar muaj nga përfundimi i BBV, shumë prej personazheve të tij vijojnë të mbeten në vëmendjen e publikut – një ndër to është Efi Dhedhes, e cila pas përfundimit të kësaj eksperience duket se kaloi ditë mjaft të vështira, aq sa u shkëput nga daljet televizive, intervistat dhe deklaroi se për disa kohë do të qëndronte e mbyllur në shtëpi, larg të gjithëve, në mënyrë që të reflektonte mbi jetën e saj.
E mesa duket, kjo periudhë reflektimi, i bëri mjaft mirë Efit, e cila së fundmi ka deklaruar se më në fund ndihet sërish e qetë, e lumtur dhe mirë me veten.
Mirëpo, për të arritur këtë, Efit i është dashur t’i hyjë meditimit dhe spiritualitetit dhe duket se ka qenë shumë e dedikuar në çlirimin e energjisë së saj të brendshme.
Vet profesori i spiritualitetit Sheku Useini, i cili njihet si mjeshtër i meditimit ka treguar se Efi ka qenë studentja më e dedikuar i meditimit. Përmes një Instastory, të cilën e ka shpërndarë dhe Efi në Instastory-n e saj, profesori shkruan “Takim me studenten më të dedikuar të meditimit”.
Duket se meditimi ka rezultuar mjaft i suksesshëm për Efin, e cila i është kthyer normalitetit dhe projekteve të saj – bashkëpunimit me “Lori Caffé” si dhe biznesit të ri që ajo po hap, i cili lidhet me make-up dhe tatuazhet.