Sot, reperi Mozzik ka ditëlindjen dhe mbush plot 28 vite jetë, për të cilat ndihet falenderues për gjithçka që ka arritur deri tani.
Ai ka punuar fort për të fituar para dhe për të patur një karrierë të mirë, me projekte të suksesshme dhe vende të para në top-lista.
Megjithëse të tjerët kanë nisur ta urojnë sapo ka kaluar mesnata, Mozzik ka zgjedhur t’i bëjë edhe vetë vetes një urim për ditëlindje, që ishte edhe më speciali.
28 Vite sot !
Faleminderit Zotit për krejt t’mirat e shëndetin .
Faleminderit qe m’bone pikërisht prej atyne qe s’dinë mu thy ..Faleminderit familje shoqëri ❤️ Faleminderit dashamirë/e t’muzikës tem qe sot bashkë jemi ku jemi !
Rrnoni për ftyrë , rune nderin ✌️
Keshni jetës sado qe iu kqyrë mrrolshëm !
(ishallaqekyvitsmnxensingle) 💡
Dhe, pooo, ashtu si e lexuat! Reperi dëshiron që këtë vit të mos jetë më single! Gëzuar ditëlindjen Mozzik, urojmë të të realizohet dëshira dhe të sugjerojmë që të mos fokusohesh më shumë te ish-i, se i paske ‘trembur’ partneret potenciale! 😉