Kiara Tito ka publikuar sot në profilin e saj, lojën shpërblyese në bashkëpunim me një biznes, ku do të dhurohen plot 16 dhurata, ndër to një makinë, iPhone 15Pro Max, bileta aq shumë të kërkuara për ndeshjen Shqipëri-Çeki etj.
Mirëpo, përveç komplimentave që moderatorja ka marrë si gjithmonë, vëmendjen sërish e ka marrë komenti epik i Luizit në postim.
Në fillim të reklamës, korrieri i afrohet moderatores duke i dorëzuar një letër, për të cilin ajo pyet korrien se për çfarë bëhet fjalë. Përgjigjen e kësaj pyetjeje epike nga Kiara, në vend të korrierit e ka kthyer Luizi në koment.
“Për mua? Për çfarë bëhet fjalë? Jam postier moj motër, unë i dërgoj dhe nuk i lexoj.”