Kiara Tito është një nga personazhet më të komentuar e më të pëlqyer të rrjetit aktualisht. Moderatorja spikati në shtëpinë e BBV me natyrën e saj të qetë e të urtë.
Me sa duket, modeli që Kiara Tito ka përcjellë gjatë qëndrimit në BBV por dhe pas tij, është bërë model për studentët nga një pedagoge.
Këtë, pedagogia ia ka shprehur Kiara Titos, duke e ftuar gjithashtu për një orë leksioni në klasat ku ajo zhvillon mësim.
“Në leksionet e mia të komunikimit ndërkulturor të kam marrë si shembull për qasjen pozitive në sjellje ndaj tjetrit! Këtë vit të ftoj në një orë të hapur në auditor e le t’i japim së bashku të tjerëve disa modele e këshilla!” – shkruan pedagogia, ndërsa Kiara me shumë kënaqësi e ka pranuar ftesën për të qenë lektore e një ore të hapur, në auditorin ku pedagogia zhvillon mësim.