Mbrëmjen e djeshme eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço ka bërë një deklaratë të fortë teksa ka thënë se nga zbërthimi i telefonit të një personi në kërkim, kanë dalë dy video intime ku protagoniste janë dy vajza të showbizit shqiptar.
Njëra, tha Karamuço, është shumë e njohur. Karamuço tha se nga mesazhet në telefon është zbuluar gjithashtu se për një prej vajzave më të bukura të showbizit shqiptar, personazhet e krimit paguajnë deri në 100 mijë euro në ditë.
Këtë lajm e ka hedhur poshtë gazetari Artan Hoxha i cili në një reagim në “Facebook”, shkruan se në telefonat “SkyeCC” nuk mbajnë video.
Hoxha shton më tepër se këto video nuk ka mundësi të kenë “rrjedhur” nga zyrat e SPAK apo nga oficerët e BKH-se, pasi hetimin për zhdukjen e Martinajt po e kryen prokuroria e Kurbinit dhe telefonat e personazhit në fjalë bëhet me dije se janë dorëzuar aty nga të aferm të tij.
Postimi i Artan Hoxhës:
Aplikacioni i kriptuar SkyeCC, nuk perdorte video.
Nje lajm i bujshem u shpernda dje ne mbremje. U tha se, SPAK ka çkoduar telefonin me programin e kriptuar skyeCC, te nje personazhi te rendesishem te krimit te organizuar.
Brenda ketij telefoni jane gjetur video te personazheve shume te njohur te televizioneve shqiptare dhe showbizz.
U aludua se behet fjale per telefonat e nje personazhi shume te njohur, i cili rezulton i zhdukur, duke patur parasysh Ervis Martinajn.
Nje sugjerim,
se pari: Telefonat qe kane perdorur aplikacionin e kriptuar skyeCC, nuk mund te perdornin komunikim ne video, madje nuk mund te benin transferim videosh nga nje telefon ne tjetrin.
Pra, keto video qe aludohet se jane gjetur ne telefonin skyeCC, thjeshte nuk mund te gjenden ne keto lloj paisjesh, pasi ky aplikacion nuk e lejonte perdorimin apo transferimin e video-ve.
Se dyti: Keto video nuk ka mundesi te kene “rrjedhur” nga zyrat e SPAK apo nga oficeret e BKH-se, pasi hetimin per zhdukjen e Martinajt po e kryen prokuroria e Kurbinit dhe telefonat e personazhit ne fjale behet me dije se jane dorezuar aty nga te aferm te viktimes.