“Alban Ramosaj është ai që Donaldi i ka q* motrën në BB”! Kështu u shpreh Albano Bogdo në episodin e parë të emisionit të tij të ri “Albano Show”.
Në lidhje me këtë deklaratë të ulët ka reaguar së fundmi edhe Aulona Musta e cila shkruan në Instagram:
“Ah sa shije të keqe që më la kjo video. Ky nuk është humor, nuk është komedi. Ky është një ofendim shumë i madh ndaj një vajze dhe një djali të cilët publiku i ka njohur dhe i njeh si artista. Të bësh komedi nuk do të thotë të marrësh ca batuta nga ata të huajt që e qajnë komedinë. Komedinë duhet të dish ta bësh duke u përshtatur me mentalitetin e audiencës të cilës i drejtohesh. Ndryshe në një vend si i yni ku femrat vazhdojnë vriten thjesht sepse dashurojnë, komedia shumë shpejt kthehet në tragjedi. Është e pafalshme që një artist të jap mesazhe të tilla, as duke u justifikuar se është humor se vetëm humor nuk është.”
Më tej ajo shton: Ah dhe futeni mirë në kokë. Kur dy të rritur kryejnë me dëshirë marrëdhënie seksuale, vajza *** djalin po aq sa djali vajzën, se na keni hapur barkun me këto mendime neandertali. Dhe po ashtu futeni në kokë se çfarë bën një vajzë me trupin e saj pasi bën 18-vjeç nuk është më përgjegjësi as e vëllait, as e mamait, as e babit dhe as e fisit.