Moderatorja e njohur Dojna Mema nuk është më pjesë e stafit të ‘Top Channel’ dhe së fundmi e kemi parë në një tjetër televizion, në emisionin investigativ “Piranjat”, të cilin ajo thotë se e ka dashuruar që e vogël.
Largimi i saj pas 10 vitesh nga ‘Top-it’ nuk i ka lënë një ‘shije të mirë’ Dojnës, e cila në një intervistë për ‘Prive’ shpjegon se në fund, nuk ka pasur një shtrëngim duarsh, siç ajo do donte, por gjithsesi nuk ka ngurruar të shprehë mirënjohjen për median që i hapi dyert dhe i besoi kur ajo ishte një studente.
“Nuk ka ndodhur në formën siç unë do dëshiroja që të ndodhte. Unë besoj që në fund të ditës janë disa cikle që hapen dhe mbyllen. Një cikël u mbyll dhe u mbyll fiks ashtu siç unë e konsideroj “të denjë për tu mbyllur”, sepse u bë një 10-vjeçar. Prisja të mbyllej me një shtrëngim dore, nuk ndodhi ashtu. Megjithatë, jeta vazhdon përpara. Unë jam shumë mirënjohëse sepse ka qenë padyshim kompania që besoi tek unë, kur unë isha thjeshtë një studente.”– tha ajo.
Emisioni i saj i fundit në median kombëtare ishte “Big Brother Fan Club 1”. Më pas, ajo u shkëput pasi u bë nënë për herë të parë