Sot ka bërë xhiron e rrjetit video ku aktori i humorit Albano Bogdo, i cili ka hapur mbrëmë emisionin e tij “Albano Show”, me një gjuhë tepër vulgare kundrejt Alban e Beatrix Ramosaj, duke prezantuar Albanin si “ai që i q** motrën Donaldi në BBV”.
Sigurisht, reagimi nga rrjeti ka qenë i menjëhershëm, ndër to edhe i personazheve publikë si Aulona Musta, Fatma Haxhialiu, Antoneta Koçi, Olti Curri etj.
Mirëpo, të gjithë sytë e rrjetit ishin nga reagimi i dyshes së përmenduar, Alban dhe Beatrix Ramosaj. Ndërsa Albani ende nuk ka reaguar lidhur me këtë, Beatrix ka zgjedhur që reagimin e saj t’a bëjë në Tik-Tok (indirekt).
Ajo ka postuar një video me zërin e një personazhi të Tik-Tok, ndërsa thotë: “Ti po flet për mua?! As që më intereson fare mendimi yt! ”
Ndërsa Trixës me sa duket nuk i intereson fare mendimi i Albanos, duket se tezja e saj, Albërie Hadërgjonaj nuk do e lejojë Albanon “t’ia hedh paq”.
Përmes një reagimi në Instastory, Albëria shkruan:
“More djalë i pa talentuar, mos u mundo të marrësh vëmendje nga të tjerët! Ti bën mirë të kërkosh falje publike për sajesa dhe fjalor të turpshëm! Por, për prishjen e imazhit besoj e di që ka dhe nen në kodin penal të Shqipërisë. Krijo identitet se kështu je për të ardhur keq! Alban Ramosaj ka ca statuja floriri që ti nuk i njollos dot! Gjej një jetë tani! Dështak!”