Ditët e fundit mediat dhe rrjeti janë tronditur nga skandalet e njëpasnjëshme. Së pari, deklarata e ekspertit të kriminalistikës Karamuço se në telefonin e një prej personave të zhdukur e të shpallur në kërkim, janë gjetur video erotike të dy prej vajzave të showbiz, të cilat janë paguar në shifra marramendëse prej 100 mijë eurosh dita për të kaluar disa ditë me to, e ndërsa tha ai zotëron mesazhet dhe videot e personazheve, që edhe pse nuk përbënin asnjë pistë për hetim, sërish vendosi t’a japë si deklaratë.
Nga ana tjetër, aktori Albano Bogdo në nisjen e programit të tij të ri, “Albano Show”, vendosi që hapjen e programit t’a bëjë duke përdorur familjen Ramosaj – duke ofenduar e ulur figurën e Beatrix dhe Alban Ramosaj, duke prezantuar këtë të fundit si “ai që i q** motrën Donaldi në BB” (referuar romancës së Beatrix Ramosaj dhe Donald Veshaj në BB1).
Sa i përket këtyre situatave, por duke u ndalur më tepër te çështja e dytë, pra ofendimi ndaj Trixës dhe Albanit, ka reaguar e revoltuar aktorja Monika Lubonja, e cila gjithashtu ka qenë pjesë e shtëpisë së BB, së bashku me Beatrix dhe Donaldin.
Monika është shprehur se këto janë ato që i vrasin vajzat e prandaj vajzat vijojnë ende të vdesin në vend si numër serie. Ajo është shprehur gjithashtu se i vjen keq për mënyrën se si është katandisur vendi dhe preken emra e figura duke “i drejtuar gishtin” e duke i vrarë në këtë formë.
Së fundmi, Monika e ka përmbyllur mesazhin e saj me një këshillë kundrejt Albano Bogdos për falje publike dhe me shumë dashuri për Beatrix Ramosaj dhe figurën e saj.
Mesazhi i plotë i Monika Lubonjës që duhet t’a dëgjoni: