Qetësia që e karakterizon nuk e ka penguar të reagojë ndaj gjuhës së urrejtjes në televizionet shqiptare.
Në një pyetsor në Instagramin e saj Fjoralba Ponari nuk hezitoi të komentonte dhe ngjarjen teksa i përgjigjet ndjekëses rreth kësaj çeshtje.
Përgjigja e Fjoralbës 👇🏻
Ka arsye te thjeshte pse nuk me shokojne me ndodhite tv ndaj dhe betejat e mia kam zgjedhur te mos ja kushtoj skenareve per zhurme!
Tv po e humbet dita dites rolin edukues ( qe une mendoj se duhet te kete) drejt mases dhe publiku ne nenvetedijen e tij, po e dashuron kete gje.
Qe do te thote, trendi mediatik i momentit globalisht, eshte “trash” buje dhe klikime, nen petkun e “vertetesise ndaj publikut” , packa kostos dhe termave mbi te cilat arrihet
( komente/ sjellje denigruese, mizogjeniste, seksiste, homofobe etj).
Ne rrafsh personal, e dime te gjithe qe eshte shume e thjeshte te te targetoje dikush, si ne Afganistan po ashtu dhe ne Albanistan, por ky problem te pakten ne vendin qe ne
jetojme, e ka ligjerisht nje zgjidhje.
Shqetesimi me i madh nuk mendoj qe eshte personi me ze dhe figure qe i thote, sepse kapaciteti, qytetaria dhe
largepamesia jane individuale.
Ne fund te dites ai individ, qe fyen/shpif dhe rendon psikologjikisht me qellim, ben kundervatje penale dhe denohet me gjobe& burg ne rast denoncimi!
Problem eshte platforma qe i jepet dhe promovimi qe ja lejon te katapultoje mendimet dhe idete personale pa nje filter, ne permasa te kesaj natyre dhe po aq problem eshte dhe audienca qe qendron e etur pas ekranit per skandalin e zhurmen e rradhes, packa emrit qe mban shenjestra e rradhes !