“Në kuadër të dashurisë” vazhdon xhirimet ende, ndërsa skenat tani janë zhvendosur në Korçë, ku do të vijojë historia dashuri-divorc e Olta Gixharit dhe Luiz Ejllit.
Më herët u zbuluan disa pamje nga skenat e filmit, të cilat mund t’i shihni këtu.
Ndërkohë produksioni i Top Channel Film, ka hapur një llogari të re Instagrami, ku po shfaq me radhë aktorët dhe disa citime të marra nga dialogjet e filmit, duke na zbuluar kështu disa detaje herë pas here.
Një citim që tërhoqi shumë vëmendjen, ka qenë:
“Mos është problem të bëjmë një herë dashuri para divorcit?” – ndërkohë që në përshkrim thuhet “Mbase nuk është…” – që mesa duket janë pjesë nga një bisedë e Oltës dhe Luizit.
Më herët, jemi informuar se do të ketë skena romantike dhe intime mes çiftit dhe ky citim e konfirmon.
Filmi do të ketë premierën në kinema në vjeshtë, ndërsa fansat e çiftit me zor po presin t’i shohin duke aktruar në këtë komedi romantike!