Olsi Bylyku thuhet se ka hedhur pas krahëve historinë e dashurisë me Egli Takon dhe ka nisur një histori të re dashurie.
Ditën e djeshme ‘Vip Magazine’ shkruan se aktori ka nisur një histori dashurie me një vajzë e cila nuk është një emër i njohur për publikun. Ajo punon si gazetare në një televizion kombëtar në Shqipëri dhe janë njohur njëri-tjetrin në ambiente pune.
Po e njëjta media raportoi se lidhja e tyre ka përmasa serioze, duke qenë se vajza në fjalë ndjek në rrjetet sociale edhe disa familjarë të këngëtarit.
Sakaq, sot ‘Albeu’ bën me dije se e dashura e re e Olsit quhet Sindi dhe është 24 vjeç. Ajo jeton në Hollandë, mirëpo gjatë periudhës që ka qenë në Shqipëri ka punuar si gazetare.
Po e njëjta media shkruan se Sindi tashmë është modele dhe teniste në qytein e Amsterdamit dhe Utrehtit dhe fotot e saj zënë kopertinat e revistave sportive.
Si duket, dhe udhëtimet e shpeshta të këngëtarit drejt Amsterdamit e paskan pasur një arsye dhe kjo arsye na qenka, Sindi!