Sot nis transmetimin spektakli më i madh i kërcimit në vend, “Dancing with the stars Albania”, i cili do të bëjë bashkë personazhe publikë dhe balerinë profesionistë në garë për çmimin e madh.
Për të zbuluar pak më tepër, sot në “Wake Up” kanë qenë të ftuar dy moderatorët e premierës, Bora Zemani dhe Eno Popi.
Ndër të tjera, ata kanë folur edhe për pjesëmarrjen e Kiara Titos në DWTS, si moderatore e rubrikës “Fun Club”, që do të transmetohet çdo të dielë.
“Do ta lemë të rrjedhë këtë vit. E meqë jemi te rrjedhjet, kemi dhe surpriza të tjera. Do të ketë edhe Fun Club me një surprizë shumë të bukur. Moderatore është Kiara Tito.” – ka thënë Bora Zemani.