Enxhi dhe Silvester do të shkelin pistën e Dancing With The Stars, si çifti i tretë i VIP-ave në një Kontemporane.
Lori Bala, një nga balerinat më të mira të baletit kontemporan tha se “kontemporane është e bukur si kërcim sepse çdo njeri mund ta bëjë në mënyra të ndryshme.”
“Performanca ishte shumë e mirë, kishte dinamikë”– u shpreh Lori duke i dhuruar 7 pikë.
“Të rregullosh kostumin kur kërcen është e pafalshme për një artist. Prisja shumë pirueta rrotullime, hedhje nga ana teknike që partneri e di shumë mirë. Kujdes padiomin sepse shpesh herë e lë në mëshirë të fatit”– tha Iliri, duke e vlerësuar Enxhin me 7 pikë.
“Ishte një performancë shumë e mirë, por do doja të jepja një këshillë “less is more” në botën e televizionit dhe duhet të gjesh të mesmen e artë”- tha Olta, duke e vlerësuar Enxhin me 8 pikë.
E ndalur tek komenti i Ilirit, Olta e pyet: “Më fal Ilir, por nëse i del gjoksi çfarë të bëjë ajo? Nuk duhet ta rregullojë?”
“Aa, arti është art. Nuk duhen lëvizje të tepërta”– tha Iliri.
Nga ana tjetër dhe Valbona Selimllari ka rënë dakord me mendimin e Oltës, duke i dhuruar 7 pikë.
29 pikë për Enxhi Nasufin, e cila kryeson garën, por a është e kënaqur ajo?
“Gjithmon ka vend për të përmirësuar”- tha Enxhi.