‘Dancing With The Stars’ nisi mbrëmjen e djeshme si një eksperiencë e re për personazhet pjesëmarrës të cilët kanë sfiduar veten në këtë fushë krejtësisht ndryshe për ta.
Konkurrenca nisi që mbrëmjen e parë, ku nuk kanë munguar as kritikat por edhe komentet pozitive të jurisë. Sakaq, nuk ka munguar as mbështetja e tyre nga publiku, miqtë e familjarët.
Sot, njëri prej tyre Elvisi ka zgjedhur të japë përshtypjet e para për këtë eksperiencë të re.
“Respekte. Faleminderit të gjithëve për suportin që na dhatë mbrëmë në “DWTS”. Shpresoj që t’ju ketë pëlqyer performanca ime. Unë kam bërë maksimumin si për veten time por mos harroni që balerinët e fillojnë këtë profesion që në moshën 5-vjecare dhe në moshën 40-vjeçare heqin dorë pasi nuk iu përgjigjet më trupi. Mos prisni nga mua që e ka filluar në moshën 46-vjeç të eci me hapin e balerinëve. Llogariteni vetë. Po iu doli llogaria, na votoni VIP 12, Visi dhe Jora. Respekte”!, përfundon së thëni aktori i njohur në videon e postuar në profilin e tij zyrtar të Instagramit.