Pas zhurmës së madhe që bëri deklarata e tij lidhur me qarkullimin e një video erotike, ekspert i kriminalistikës Ervin Karamuço është shprehur se video për të cilën ai ka folur nuk është publike.
Sipas Karamuços personazhet e shfaqura në video ishin fytyra të njohura të showbizzit shqiptarë. Mjaftoi kjo deklaratë që rrjeti të aludonte dhe emri më i përfolur ishte ai i moderatores Luana Vjollca.
Por Karamuço hedh kështu poshtë aludimet duke thënë se ka pasur një bisedë sqaruese me vetë Luanën dhe ndihet i qetë shpirtërisht.
“Unë e kam mbyllu këtë muhabet por kam sqaruar pozitën time edhe me vetë zonjën e respektuar të televizionit dhe unë jam shumë i qetë shpirtërisht.
Nuk ka pasur dhe nuk ka ende në publik asnjë nga ato video që unë kam përmendur.
Unë sfidën e kam me të vërtetën dhe nuk ma blejnë dot.”- u shpreh ekspert i kriminalistikës Ervin Karamuço në emisionin “Zonë e Lirë”